Shëndetësi

Kujdes! Këto janë rreziqet e seksit anal

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 01 May 2018

Çfarë ndodh në një dhomë mes çiftit duket se mbetet aty, por janë studimetdhe hulumtimet shkencore qofshin online apo në kushte anonimati ato që nxjerrin të dhëna duke hedhur dritë në shumë fusha, një prej tyre dhe seksi anal. Studimi më i fundit i bërë për shoqërinë amerikane tregoi se kjo praktikë nuk është aq e përhapur sa mendohet dhe vetëm 12,2% e grave pohuan se kishin patur një marrëdhënie të tillë me partnerin.

Megjithatë këto shifra mund të mos tregojnë realitetin ashtu siç është ndaj revista Health ka publikuar së fundmi një intervistë me gjinekologen Lauren F. Streicher, drejtoreshë e Center for Sexual Medicine and Menopause në Shkollën e Mjekësisë në Feinberg në Universitetin Northëestern.Lexoni më poshtë të gjitha gjërat që duhet të dini rreth seksit anal, përfshirë dhe rreziqet.

Le të përballen me të vërtetën! Anusi nuk është bërë për marrëdhënie seksuale. Ndryshe nga vagina që ka një mukozë të trashë e elastike e cila i rikthet gjëndjes fillestare edhe pse mund të sjellë një jetë një fëmijë, anusi nuk është ind muskulor.
Indet rektale janë më të hollë dhe nuk kanë të njëjtën elasticitet. Gjatë aktit mund të ndodhë që lëkura rreth anusit të çahet duke rritur rrezikun për infeksionet seksualisht të transmetueshme. (gonorreja rektale, klamidia anale dhe HIV).

-Advertisement-

Sipas Qendrave të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “seksi anal është sjellja seksuale më e rrezikshme për transmetimin e HIV “.
Përdorimi i metodave mbrojtëse është shumë i rëndësishëm, pasi veç shtatzënive të padëshiruara, në këtë rast shanset janë thuajse 0 dhe pse ka raste, ekziston ende rreziku i SST-ve.
Gjithashtu gjinekologia shton se asnjëherë nuk mund të bëni seks anal e më pas vaginal pasi mund të transport

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera