Lajme

KUJDES: Kështu po hakohen llogaritë në facebook, po kërkohen edhe para për të iu kthyer ato

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 09 February 2023

Së fundmi janë shtuar rastet e harkimit të llogarive personale në facebook. E kjo po ndodhë vetëm përmes një linku që dërgohet në Messenger përmes një llogarie nga lista e miqve tuaj.

Së pari vjen një mesazh ku shkruan “Unë jam duke konkurruar për një punë në një program online, a mund të votoni për mua?” dhe më pas linku ku supozohet të klikoni.

Nëse klinkoni këtë link atëherë do të merren të dhënat e llogarisë suaj.

-Advertisement-

Më pas në numrin tuaj të telefonit vjen një SMS i shkruar në gjuhën shqipe ku shkruan “ Unë kam llogarinë tuaj në facebook, ju duhet të paguani para se të mund t’jua kthej”.

Një numër jo i vogël i qytetarëve janë duke rënë pre e këtij mashtrimi online. Andaj kushtoni kujdes të veçantë për linkat që iu vijnë nga miqtë tuaj në Messenger me mesazhe të tilla dhe mos klikoni pa i pyetur nëse më të vërtet ata e kanë dërguar linkun apo mesazhin./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni shembujt e tillë se si qytetarët po bien pre e këtyre mashtrimeve online:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera