Fun & Video

Kujdes fëmijët, pas Balenës Blu një tjetër lojë e rrezikshme po qarkullon në internet

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 10 August 2018
Në qoftë se i keni paralajmëruar fëmijët që të mos e bëjnë sfidën e “Kikit” pasi rrezikojnë jetën duke kërcyer jashtë një makine që ecën, është koha për të t’u shqetësuar për diçka akoma edhe më të madhe.Pas lojës famëkeqe që i çoi drejt vetëvrasjes disa dhjetëra të rinj, “Balena Blu”, tashmë në internet po qarkullon ajo që quhet “Momo Challenge”.

Në këtë lojë virutale, një karakter kukull, i quajtur ‘Momo’ synon fëmijët. ‘Momo’ është një sfidë që inkurajon fëmijët të shtojnë një kontakt në Whatsapp.

Më pas, ky kontakt i ri do t’u dërgojë vazhdimisht imazhe të dhunshme dhe hapi i fundit i lojës, ashtu site “Balena Blu”, përfundon me vetëvrasje.

-Advertisement-

Loja u krijua pas një fotografie të një skulpture femër që të fut të dridhurat nisi që qarkullonte në internet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera