Lajme

Kujdes: Edhe banka në Pejë mashtrohet me shtatë kartëmonedha false

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 13 October 2022

Mesditën e së martës një punonjëse e një banke në Pejë ka raportuar policinë se gjatë zbrazjes së bankomatit ka hasur në shtatë kartëmonedha false.

Policia njoftoi se në lidhje me rastin janë nisur hetimet.

‘’Ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë ka raportuar se gjatë zbrazjes së bankomatit kanë hasur në shtatë kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, rasti në procedurë hetimore’’, raportoi policia.

-Advertisement-

Raste të tilla të kartëmonedhave false në Kosovë po raportohen çdo ditë e më shumë në policinë e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera