Lajme

Kuçi arsyeton humbjen e PDK-së: Kushdo që i fiton katër palë zgjedhje në këtë vend, e ka problem të fitojë të pestat

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 19 October 2019

Nënkryetari e kandidati për deputet nga PDK, Hajredin Kuçi, në emisionin Personale në RTV Dukagjini, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kurçi, ka thënë që ka menduar edhe tërheqjen nga politika, mirëpo për shkak të disa vendimeve të mëdha qe presin Kosovën dhe sipsa tij kërkesës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për të ruajtur një kohezion në PDK, ka vendosur që përsëri të kandidoj.

Ai ka thënë që politikën nuk e ka sikur që mund ta kenë disa “jetë a vdekje”, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Nënkryetari i PDK-së, thotë që dikur politika ka qenë për ideal e sot është bërë profesion, ndërsa duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, Kuçi ka thënë që do jenë opozitë e mirëe nëse asgjë do të jenë shembull për opozitën e ardhshme.

Tutje, Kuçi, thotë që PDK mban përgjegjësi për dështimet e Kosovës në të kaluarën por edhe meritat e sukseset u takojnë atyre.

Ndërsa, i pyetur për arsyet që PDK ka humbur zgjedhjet, Kuçi duke u munduar ta arsyetoj ka thënë që është vëzhtirë të fitohen 5 palë zgjedhje.

I pyetur për arsyet pse PDK ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit, Kuçi është përgjigjur: “Kushdo që i fiton katër herë rresht zgjedhjet do të ketë të vështirë t’i fitojë herën e pestë. Unë jam shumë i bindur se asnjë formacion politik në Kosovë nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet katër herë”, tha ndër të tjera Hajredin Kuçi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera