Kualifikimet për EURO 2020: Kosova mund të përballet me Shqipërinë, por jo me këto dy kombëtare
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 21 November 2018
UEFA i ka publikuar vazot për fazën e kualifikimeve të Kampionatit Evropian dhe është bërë e ditur se Kosova mund të përballet me Shqipërinë, por jo me Serbinë apo Bosnjën.
Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ky organ qeverisës i futbollit evropian ka bërë të ditur se Kosova nuk lejohet të luajë në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnjën.
Nëse përballje të tilla caktohen gjatë shortit që mbahet më 2 dhjetor, ekipi i zgjedhur lëvizë në grupin e parë që është i lirë, sipas rendit alfabetik. Kjo gjë do të ndodhë në mënyrë të kompjuterizuar.
Përderisa me Serbinë dhe me Bosnjën nuk ka mundësi të ndeshet, Dardanët mund të takohen me Kombëtaren e Shqipërisë për shkak të radhitjes nëpër vazo. Kosova është në vazon e pestë, ndërsa Shqipëria në vazon e katërt.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 22 dhe 23 mars të vitit 2019, ndërsa të fundit më 17 deri më 19 nëntor të po të njëjtit vit. Nëse Kosova nuk arrin ta sigurojë një vend kualifikues përmes kësaj rruge, do të duhet t’i fitojnë playoffs, në gjysmëfinale të së cilës përballet me Maqedoninë.
Të tjera
-
Raportohet se shpërthimi i një skuteri elektrik ia futi flạkën lokalit në qendër të Prishtinës
Një shpërthim ka ndodhur në një lokal sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rre...
-
Dalin pamjet e lokalit në qendër të Prishtinës ku ndodhi shpërthimi
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Bedri Hamza: Do t’i japin nga 100 euro për çdo familje që ka fëmijë në çerdhe private
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka ...
-
Bedri Hamza premton rritje 50 % të përfitimeve për kategoritë e luftës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se për kategoritë ...
-
Hamiti për Qeverinë Kurti: Këta e konsiderojnë shtetin e Kosovës të përkohshëm
Muhamet Hamiti i LDK-së thotë se në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit, Kosov...
-
Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
Në pak më shumë se nëntë vite, ish-presidenti dhe ndoshta presidenti i ardhsh...
-
Kamala Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për president
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris vjen nga një prej zonave më...
-
Bedri Hamza me premtim të madh: Pagat rriten 50%, asnjë pension nën 200 euro
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka dhënë premtimin më të ...
-
“Kosova mundet ma mirë” – Bedri Hamza shpalos sloganin e PDK-së
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e k...
-
Nga sot për çdo festë dhe vikend kufirin Kosovë – Shqipëri e kaloni me procedura të lehtësuara
Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është rikthyer procedura e thjeshtë...
-
Bllokimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë, revoltohet Blendi Fevziu
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar i irrituar për skandalin e shëmtuar me prot...