Ku shkojnë paratë që po i paguajnë qytetarët në stacionin e autobusëve në Prishtinë?
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 09 July 2018
Çdo qytetar që udhëton me autobus nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, është i detyruar të paguajë tarifën prej 10 centësh, duke marrë një biletë e cila u mundëson të kenë çasje në peronin e autobusëve.
Këto bileta, vazhdojnë të paguhen edhe kur aparatura për skanimin e tyre nuk funksionon. E kjo gjë po i irriton qytetarët, të cilët shprehen të pakënaqur.
Shumë qytetarë nuk e dinë se për çfarë saktësisht shërben kjo pagesë, e ka të atillë që mendojnë se kjo biletë do duhej të shërbente për të paguar edhe biletën e autobusit, duke siguruar kështu një ulëse.
S.P. e cila po udhëtonte nga Prishtina për në Pejë, të premten, pikërisht në ditën kur aparati i skanimit të biletave nuk funksiononte, tha për Gazetën Express se pavarësisht se kjo tarifë nuk i duket e lartë, nuk e di për çfarë shërben.
“Unë jam nga Peja, në Prishtinë kam ardhë për vizitë. Kur deshta me hy në stacion më thanë që nuk bën pa e pagu biletën. Mendova që e paguaj edhe biletën e autobusit, madje më erdhi mirë që kam mundësi me pagu biletë autobusi brenda në stacion, e kështu e kam të sigurt ulësen në autobus. Por jo, ajo biletë kishte qenë vetëm për stacion. E kur e bleva biletën, një punëtor që qëndronte tek aparati i skanimit të biletës, më tha: vazhdo se nuk po bon me i skanu”, thotë ajo për Gazetën Express.
E të shumtë janë qytetarët që qëndrojnë jashtë stacionit të autobusëve. Një prej tyre, për Gazetën Express ka thënë se këtë gjë e bën vetëm të mos e paguar biletën në stacion.
“Unë nuk hy në stacion me e pagu atë biletë, edhe pse 10 centë s’janë shumë, por unë nuk po e di ku po shkojnë. Ai aparati që duhet me i skanu biletat rrallë herë punon. Nëse e kisha ditë që këto të holla të biletave po përdoren për diçka të hairit, e kisha pagu. Unë udhëtoj çdo ditë prej Prishtinës në Gjilan, e nuk kam llogari me pagu të holla për biletë të stacionit kur as nuk po funksionon si duhet ky sistem”, shprehet B.A.
Gazeta Express ka kontaktuar me stacionin e autobusëve, mirëpo të njëjtit, pasi e kanë kuptuar për çfarë është fjala, kanë thënë se zyrtarja për komunikim më media ndodhet në pushim dhe nuk e dinë kur kthehet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...