Lajme

Ku po përhapet më shpejt lija e majmunëve? (Harta)

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 25 May 2022

Qëkur Britania e Madhe raportoi rastin e parë me li të majmunëve më 7 mars, më tepër se 100 raste infeksionesh janë raportuar anembanë botës. Sëmundja, e cila zakonisht është e izoluar në Afrikë, është e pranishme në së paku 14 vende në Evropë dhe pesë të tjera (jo në Afrikë).

Simptomat e infeksionit janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, rraskapitje dhe puçrra të cilat janë të shpërndara nëpër fytyrë dhe trup.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se sëmundja rrallë merr jetën e të rriturve që janë më shëndet, nëse trajtohet herë, por që mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit e imunokomprometuar. Së fundi ka qenë fatale në 3-6 përqind të rasteve, një normë e rritur si pasojë e kujdesit shëndetësor në shumë vende afrikane, raporton The Economist, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Një lloj i përhapur në Kongo ka shumë më tepër gjasa të vrasë të infektuarit sesa variant i Afrikës Perëndimorë që tani po përhapet jashtë kontinentit. Nuk ka asnjë rast deri tash të regjistruar që dikush jashtë Afrikës ka humbur jetën nga lija e majmunëve.

Paraqitjet paraprake në Evropë kanë qenë të limituara në raste të fundit të udhëtimit nga Afrika, apo që kanë qenë kontakte të afërta. Rasti i parë i regjistruar në Britani të Madhe këtë muaj përfshinte një person i cili rishtas ka udhëtuar nga Nigeria. Që prej atëherë sëmundja është shpërndarë më gjerësisht: Në Britani janë diagnostikuar 57 njerëz.

Spanja ka raportuar 40 të infektuar; Portugalia 23. Disa raste në Amerikë dhe Australi janë gjurmuar dhe del se janë raste udhëtimi nga Evropa dhe Amerika e Veriut, Argjentina, Austria dhe Danimarka kanë konfirmuar rastet e infeksionit më 23 maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera