Lajme

“Ku ishe në vitet ’90”, Eliza Hoxha-Dejona Mihalit: Mjera unë për ty, po hyn tinza në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 16 July 2023

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha i ka reaguar zyrtares së VV-së, Dejona Mihalit.

Hoxha e ka pyetur Mihalin se “ku ishte ajo në vitet e 90-ta”.

“Lehtë është me ardhë hazër në Kosovën e lirë e me shit dushk për gogla. Ku ishe oj bijë “kreshnike” në të 90-tat? Apo atëkohë me fol s’ka mjaftu, por është dasht mu qu e me i grahë punës, protestës e pushkës me mbijetu. Folni sa të doni, edhe shpifni, edhe përbuzni, edhe fyeni sepse kjo është ushqimi juaj që ju me pa vetën superior dhe të vetmjaftueshëm. (sepse në parimin e barazisë që shiteni, ju e shihni vetën më shumë të barabartë se të tjerët)”, ka shkruar Hoxha.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera