Ku bleu më shumë Kosova, ASK jep të dhënat për raportet tregtare të muajit gusht
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 28 September 2022
Gjatë muajit gusht të këtij viti importi në Kosovë ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për Tregtinë e Jashtme.
Deficiti tregtar për muajin gusht është 441 milionë e 900 mijë euro, vitin e kaluar në të njëjtin muaj ishte 352 milionë e 600 mijë euro më shumë import sesa eksport.
Sidoqoftë, eksportet kanë shënuar rritje për 30 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë, por prapë se prapë mbetet dukshëm më i ulët në shifër sesa importi.
Rreth 527 milionë euro ishte importi për muajin gusht, krahasuar me eksportin afër 85 milionëshit.
Kosova po i vazhdon marrëdhëniet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian (BE), Gjermania, Danimarka, Sllovenia dhe Holanda janë destinacioni i kompanive vendore ku kanë prodhuar më së shumti.
Ndërkaq, tregut kosovar më së shumti mallra ka pranuar nga Gjermania, Greqia, Italia, Sllovenia.
Kosova ka partnere edhe në vendet orientale, më së shumti nga këto vende kanë importuar Turqia dhe Kina.
“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht 2022, arritën në 100,0 milionë euro, ose (19.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.9%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia (5.5%), Shqipëria (4.1%)”, njofton ASK
Efekti i importit
Kosova është përballur me ngritje të çmimeve për produktet esenciale, por edhe të tjera.
Rrjedhimisht zyrtarët e shtetit të dikasterit të ekonomisë vazhdimisht janë justifikuar se kjo ndodhë për shkak të çrregullimeve të tregjeve ku Kosova ka varësi të madhe ndaj tyre.
Sipas Bankës Botërore inflacioni në vend është mbi 19 për qind.
Qeveria e ka dizajnuar një pako kundër inflacionit dhe thotë se do t’i ndihmojë qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të jetës e sidomos të shportës ushqimore.
Por opozita kërkon veprime më efektive nga ekzekutivi që qytetarët ta përballojnë situatën e krijuar.
Të tjera
-
Kurti thirrje diasporës së Kosovës të votojnë në zgjedhjet e BE-së: Socialdemokratët mbrojnë demokracinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në ...
-
Muhaxheri flet për Vjosa Osmanin: Kur je i ri s’duhet me synu pozita të larta se pensionohesh herët
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 duke fo...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë
Raportohet se ka ndodhur një aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prish...
-
Limaj: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin
Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Politiko” me Kusht...
-
Presidentja Osmani nesër viziton Drenasin, bashkë me Lladrovcin do të dalin në konferencë për media
Në kuadër të vizitave të komunave të vendit, Presidentja e Republikës së Koso...
-
Qeveria i kundërpërgjigjet QUINT-it për shpronësimin e pronave në veri: Konstatuat në mënyrë të gabuar gjendjen faktike
Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT-it të cilët nuk u pajtuan rr...
-
Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi që kanë rrënjë të thella në histori
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialo...
-
Sërish kërkesë nga partia “Junts” që Spanja ta njohë Kosovën
Kandidati i partisë katalunase “Junts” për zgjedhjet evropiane, Toni Comin, k...
-
Sveçla në Itali, me homologun e tij flasin për bashkëpunim kundër krimit të organizuar dhe migrimit ilegal
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga hom...
-
“Tre muaj kam punu me Leutrimin, ia kam pa lotët” – flet Skulptori Behramaj
Skulptori Sabri Behramaj ka treguar për përjetimet e tij derisa ka punuar me ...
-
Kurti lavdëron AKI’në dhe Policinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka vlerësuar lartë punën e Agjencisë Kos...
-
Stoltenberg: BE-ja nuk është për mbrojtje, për këtë është NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se BE-ja nuk mund t...