Kthehet Saimir Tahiri, asnjë koment për udhëtimin
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 20 November 2017
Avioni me të cilin Saimir Tahiri u kthye në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës së të dielës.
Automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP. Megjithëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahirin preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve.
Ish-ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnjë koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.
“Zoti Tahiri mirëmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”
“Ça bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade…është komplet pa sens, pa sens”, tha Tahiri.
“Keni një koment mbi dosjen Sota….?”(Tahiri largohet)
Saimir Tahiri doli nga Shqipëria të premten në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis po atë ditë në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05.
Disa burime sugjeruan se vizita të premten mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që disponon Top Channel, ky familjar i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetori-fillim nëntori.
Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e 17 nëntorit drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme.
Saimir Tahiri mori rrugën e kthimit nga e njëjta linjë, duke u nisur të dielën nga Hamburgu rreth orës 17.30 dhe me mbërritje në Vjenë rreth orës 19.05. Pas gati katër orë pritje në tranzit, deputeti Tahiri mbërriti në Tiranë pas mesnatës, kur kishte hyrë e hëna.
Dalja e Saimir Tahirit nga Shqipëria, ndërkohë që Parlamenti kishte autorizuar bllokimin e lëvizjes së tij, hedh pikëpyetje mbi arsyet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkoi në gjykatë bllokimin e pasaportës. Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i druheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave.
Por më pas në gjykatë prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë deputetin të lirë të lëvizë sipas dëshirës./TopChannel/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...