Kthehen përkohësisht temperaturat e ngrohta, ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 29 March 2023
Mot stabil ditëve të ardhshme dhe rritje e temperaturave. Në fundjavë ndryshueshëm, priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.
29.03.2023 – Mot më stabil dhe më i ngrohtë parashihet në dy ditët e fundit të muajit mars, me intervale me diell dhe vranësira kalimtare.
Në ditët e para të prillit, në fundjavë, parashihet ndryshim i situatës sinoptike, me zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima orëve të pasdites të ditës së shtunë, si dhe ditën e diel. Fillimi i javës së ardhshme sërish sjell përkeqësim të motit me rënie të temperaturave, me të reshura shiu kohëpaskohe ditën e hënë, e lokalisht edhe mjaft intensive. Deri në mbrëmje, nëse temperaturat pësojnë rënie të theksuar, shiu mund të shndërrohet në reshje bore.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror, që çojnë indeksin shkurtimisht në vlera të dobëta.
30.03 – Intervale me diell dhe vranësira kalimtare.
31.03 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell paradite, e më vonë pasdite vranësirat shtohen, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmje.
1.04 – Mbetet ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme e diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
2.04 – Vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.
3.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, që vende-vende edhe mund të jenë më intensive.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 17C e 18C, ato maksimale, ditën e premte. Mbesin të larta deri ditën e diel, e të hënën zbresin në 7C. Minimalet nga vlera negative, shënojnë rritje në 4C e 7C.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në veriore.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.
Të tjera
-
Mefi kritikon Ramën për bllokadën në Prishtinë: Liroi rrugët, mos i merr në qafë njerëzit
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Pë...
-
Ky është hajni që ka kryer vjedhje në markete të ndryshme në Prishtinë, përfundon në pranga të Policisë
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të...
-
Osmani publikon fotografi me Begajn dhe përfaqësues shqiptarë në Mal të Zi
Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar sot në Mal të Zi për të marrë pjesë në tak...
-
Arrestohen dy persona, konfiskohet sasi e konsiderushme e substancave narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me veprën penale ‘’blerja, p...
-
Heqja e kufizimit për mallrat nga Serbia, Rohde: Hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë ...
-
Osmani takohet me presidentin kroat, falënderon Kroacinë për mbështetjen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Presidentin e Republi...
-
Tahiri: Data 9 shkurt do të jetë tmerruese për Lëvizjen Vetëvendosje
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Associated Press: Kosova ia heq Serbisë kufizimet në tregti, 16 muaj pasi i ndaloi produktet serbe
Qeveria e Kosovës thotë se po i heq kufizimet në tregti nga Serbia në një pik...
-
Vogëlushja nga Obiliqi ka nevojë urgjente për ndihmë, do të operohet në kokë
Familja Ismajli nga Obiliqi kanë kërkuar ndihmë urgjente për vajzën e tyre 7 ...
-
PDK-ja pjesë e Kongresit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, zgjidhet kryetari i ri
Kreu i Partisë Demoktratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ishte ...
-
Sa janë dhe sa do të rriten të gjitha pensionet edhe ato të kategorive të dala nga lufta me vendimin e ri të qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pak muaj para...
-
Murati sqaron se sa do të jetë rritja për kategoritë për personat me aftësi të kufizuara
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka sqaruar se sa do të jetë rritja për p...