Lajme

Kryqi i Kuq trajnon profesionistët shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 08 June 2018

Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në partneritet me UNFPA, është duke mbajtur trajnime për profesionistët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në 10 komuna: Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Podujevë, Kamenicë,Vushtrri, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

“Qëllimi i trajnimeve është ngritja e kapaciteteve të QKMF-ve për ofrim të shërbimeve për shëndet riprodhues në raste të fatkeqësive. Trajnimet janë në kuadër të Projektit MISP apo Pako Minimale e Shërbimeve Fillestare të Shërbimeve për Shëndet Seksual dhe Riprodhues (SHSR) dhe deri në fund të vitit do të trajnohen mbi 200 profesionistë shëndetësor”, thuhet nw njoftimin e Kryqit të Kuq të Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera