Lajme

Kryeziu: VV-ja e humbi mundësinë për të qenë ndryshe

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 12 January 2018

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), Ismet Kryeziu, thotë ajo çka po ndodhë me kryetarin e zgjedhur tashmë të VV-së apo me të dorëhequrit, është pak ose fare me rëndësi.

Sipas tij, e rëndësishme është se VV-ja e humbi mundësinë për të qenë ndryshe, për ta bërë diferencën nga partitë politike tjera dhe për të qenë model i demokracisë së brendshme!

Me anë të një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ai ka shkruar se pavarësisht rezultatit dhe zgjedhjes së kryetarit, gara e brendshme zgjedhore do t’i bënte mirë demokracisë së brendshme të subjekteve politike. Në këtë rast jo vetëm VV-së!

-Advertisement-

Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka bërë publik në llogarinë e tij në “Facebook”:

Se çka po ndodhë me kryetarin e zgjedhur tashmë të VV-së apo me të dorëhequrit, është pak ose fare me rëndësi. E rëndësishme është se VV-ja e humbi mundësinë për të qenë ndryshe, për ta bërë diferencën nga partitë politike tjera dhe për të qenë model i demokracisë së brendshme!
Së paku kam menduar, se krahu i të dorëhequrve të jetë më i emancipuar politikisht, ta ketë një kandidat për kryetar, platformë politike, aktivizim e mobilizim të anëtarësisë për diskutime e prezantime të ideve, një fushatë dhe garë aktive brenda VV-së.
Pavarësisht rezultatit dhe zgjedhjes së kryetarit, gara e brendshme zgjedhore do t`i bënte mirë demokracisë së brendshme të subjekteve politike. Në këtë rast jo vetëm VV-së!

Ismet Kryeziu / Facebook

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera