Lajme

Kryeziu: Të gjitha pronat e uzupuara do të lirohen

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 06 July 2017

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, në një intervistë dhënë për “Zërin” ka thënë se procesi i lirimit të banesave të uzurpuara në kryeqytet do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Sipas tij, NPB-ja do ta presë vetëm vendimin e Gjykatës për t’i liruar edhe dhjetëra prona të tjera publike

Të hënën, me asistimin e Policisë së Kosovës, Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka liruar gjashtë banesa nga uzurpatorët e tyre në lagjen “Dardania”, ndërsa javën e ardhshme pritet edhe lirimi i gjashtë banesave të tjera.

Kështu ka njoftuar drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, në një intervistë dhënë për “Zërin, ku ka dhënë detaje rreth këtij procesi.

-Advertisement-

Sipas Kryeziut, qytetarët të cilët kanë shfrytëzuar këto banesa përkundër pretendimit të tyre se po u bëhet padrejtësi në këtë proces nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.

Ndërkaq ai ka zbuluar se në mesin e personave të cilat kanë uzurpuar këto banesa ka edhe punonjës në institucione shtetërore.

Përkundër kësaj, ai ka thënë se NPB-ja është duke pritur vetëm aktvendimet e plotfuqishme nga Gjykata për të vazhduar me lirimin e të gjitha banesave.

Zëri: Z. Kryeziu, keni nisur aksionin për largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara për gati dy dekada në lagjen ‘Dardania” në Prishtinë. Sa banesa janë liruar nga uzurpatorët deri më tani e sa janë ende të uzurpuara?

Kryeziu: NPB-ja në kuadër të veprimtarisë së vetë e ka pasur edhe ndërtimin e banesave të banimit kolektiv. Projekti të cilit i referoheni është në “Dardani”, ndërsa NPB-ja vazhdon me ekzekutimin përmes përmbaruesve privat të lirimit të këtyre banesave. Të hënën, me asistimin e Policisë, kemi liruar gjashtë banesa. Mbesin edhe një numër i madh i tyre, faktikisht jemi në procedurë të pritjes së aktgjykimeve të plotfuqishme të gjykatave të Kosovës dhe javën e ardhshme, më datën 10 korrik 2017, do t’i lirojmë edhe gjashtë banesa tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera