Lajme

Kryeziu: Serbia me këtë marrëveshje ka pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk e ka pranuar sovranitetin

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 28 February 2023

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerësoi se nga zbatimi i planit evropian, nënkupton që Serbia ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për takimin e 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Kryeziu tha se nga kjo marrëveshje Kosovës i hiqen të gjitha pengesat për t’u futur në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Kjo marrëveshje, në një far forme është edhe marrëveshje e paqes. Marrëveshje e heqjes së pengesave së Kosovës për t’u futur në mekanizmat ndërkombëtarë. Përndryshe, Serbia me këtë marrëveshje ka pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk e ka pranuar sovranitetin. Serbia vazhdimisht ka pretendime territoriale, ndërsa Kosova ka rol mbrojtës. Kjo është një parapërgatitje për njohjen e Kosovës nga Serbia”, deklaroi Kryeziu në emisionin “Këndi i Debatit”.

-Advertisement-

Por sipas Kryeziut, në këtë marrëveshje qëndron një problem kushtetues.

“Por, këtu është një problem kushtetues. Askush nuk mund ta pranojë Kosovën nga autoritetet e shteteve serbe, derisa të ndryshohet kushtetua, sepse ndryshe bën tradhti kombëtare”, shtoi tutje Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera