Sport

Kryeziu më i miri i vitit te Luzerni

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 26 May 2017

Hekuran Kryeziu ka kaluar vitin më të mirë në karrierën e tij si futbollist.

Mesfushori kosovar ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e tij Luzern.

Kësisoj e përditshmja zvicerane ’20min.ch’ ka hapur edhe sondazhin për futbollistin më të mirë të vitit në Luzern.

-Advertisement-

Reprezentuesi kosovar ishte më i miri në këtë garë duke fituar bindshëm para shokëve të skuadrës.

24-vjeçari ka marrë 1032 vota nga lexuesit e ’20min.ch’ duke lënë mbrapa kundërshtarin e tij Jonas Omlin për 400 vota, pasi portieri zviceran ka marrë 620 vota.

Në pozitën e tretë u radhit sulmuesi veteran i skuadrës Marco Schneuwly me 561 vota.

Gjilanasi këtë edicion ka qenë lider i padiskutueshëm në mesfushën e Luzernit duke shënuar edhe dy gola të bukur.

Duhet cekur se Kryeziu ka bartur edhe shiritin e kapitenit në Luzern për disa ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera