Lajme

Kryeziu: Kurti propozoi modelin e Kroacisë për Asociacionin – referencë e duhur për rrugën përpara me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 09 May 2023

Ekipi Menaxhues që përpiloi draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe u lirua nga detyra nga ministri Elbert Krasniqi, një ditë pasi ai prezantoi në takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel draft statutin.

Më pas, nga kryeministri Albin Kurti u tha se atij i kishte përfunduar misioni që kishte.

Por, derisa nuk ka më një Ekip Menaxhues dhe draft statuti i propozuar prej atij është cilësuar fundamentalisht i papranueshëm nga Kurti, çfarë do të ndodhë më tutje, a do të formohet një Ekip i ri i tillë?

-Advertisement-

Lidhur me këtë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se ekipi ka pasur karakter teknik dhe tani procesi është në nivel politik.

Ai thotë se Kosova nuk ka mundur dhe nuk mund të rrugëtojë bashkë me të, derisa propozimi i tij ka qenë i papranueshëm.

“Ekipi menaxhues ka pasur karakter teknik, ndërkaq që tashmë procesi është në nivel politik. Ai është liruar nga detyra, meqenëse nuk ka më asnjë funksion. Propozimi i tyre për ne ka qenë fundamentalisht i papranueshëm. Si rezultat ne nuk kemi mundur dhe nuk mund të rrugëtojmë bashkë me ta drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjet Bazike, i cila duhet të jetë synimi kryesor”, tha Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se kryeministri Kurti në takimin e fundit në Bruksel ka paraqitur si propozim për Asociacionin modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare, që thotë se është dhe model i pranuar në të kaluarën nga Serbia.

Sipas tij, kjo është referencë e duhur në rrugën përpara në raport me Serbinë.

“Kryeministri Kurti ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike. Ne besojmë që propozimi i ynë mundëson që të ndërtojmë diçka të re, të drejtë dhe të dobishme për të gjithë. Ai bazohet në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare. Kroacia është shtet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Me Kroacinë ndajmë një të kaluar të përbashkët me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërkohë që si shtet aspirojmë të jemi anëtare edhe e BE-së edhe e NATO-s. Për më tepër, një model i tillë është pranuar në të kaluarën nga Serbia. Prandaj edhe besojmë që përbën referencë të duhur për rrugën përpara në raport me Serbinë”, deklaroi Kryeziu për Blic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera