Lajme

Kryeziu: Kurti e ka obligim ligjor të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 16 December 2024

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka obligim ligjor paraqitjen për intervistë në Prokurorinë Speciale.

“Kryeministri e ka obligim ligjor që të paraqitet në Prokurorinë Speciale. Ai mund ta thirr kryeprokurorin në zyrën e vet për politikat e Prokurorisë, jo për rastin e vet sepse është absurde përndryshe të thirret në zyrën e Kryeministrisë, që supozohet dhe ka elemente të delokuencës”, ka thënë ai në “Info Plus” të RTK-së.

Kryeziu ka thënë se kryeministri duhet të paraqes mesazh të mirë në opinionin publik, duke dëshmuar barabarësinë para ligjit.

-Advertisement-

“Konotacioni është negativ, duhet të jetë pozitiv sepse si kryeministri si qytetarët jemi të barabartë para ligjit. Ai ka detyrë ligjore dhe kushtetuese t’i përgjigjet organeve të shtetit”, ka shtuar ai.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridona Kozmaqi-Hajdari, e ka konfirmuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është paraqitur sot për intervistim në cilësinë dëshmitarit në këtë Prokurori.

Ndërkaq zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë./RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera