Lajme

Kryeziu i KDI-së kritika VV-së: Në fund të mandatit po shpifin për gazetarë, kanë harruar që janë deputetë

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 24 July 2024

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas gjuhës shpifëse e linçuese ndaj gazetarëve nga deputetët e pushtetit.

Ai ka thënë se tashmë, disa prej këtyre personave, janë harruar që janë deputetë.

Postimi:

-Advertisement-

Po përfundon mandati i kësaj legjislature dhe shumë nga deputetët nuk do të mbahen mend për ndonjë fjalim a citat, e mos të flasim për ndonjë nismë ligjore a politikë publike. Madje ata shpesh herë kanë munguar dhe në seanca. Janë të harruar që janë deputetë.

E tani në fund të mandatit, po mendojnë se me statuset e tyre nëpër rrjete sociale duke bërë shpifje e linçime ndaj mediave e gazetarëve, duke i etiketuar si bashkëpunëtorë e shërbëtorë të Serbisë, do të përkujtohen nga votuesit.

Edhe pse janë në fund të mandatit të tyre, ende nuk e kanë kuptuar se problemi ynë nuk janë mediat e as gazetarët, por paaftësia dhe papërgjegjësia e tyre si deputetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera