Lajme

Kryeziu: Gjyqtarët e Kosovës janë të nivelit evropian

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 29 March 2023

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë janë të nivelit evropian.

Kryeziu, në Rubikon në Klan Kosova, tha se reformat në drejtësi janë të mira për shoqërinë.

“Reformat në parim janë gjithmonë të mira për shoqërinë që janë ndryshime, por ndodh ndonjëherë që reformat janë të këqija – ani se kjo ndodh në raste më të rralla”.

-Advertisement-

“Komunitetin juridik, gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës i njohë pasi kam punuar me ta dhe janë të nivelit gati evropian. Kritika ka pasi mendoj që ne shqiptarët nuk e dojmë vetveten shumë e as të arriturat tonë. Miqtë tanë thonë se Kosova ka përparuar shumë dhe kjo është e vërtetë” tha Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera