Kryeziu flet për “modestinë” e Kurtit, tregon sa e paguan qiranë kryeministri

Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 08 June 2022
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka dhënë disa informacione lidhur me banimin e kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, është përpjekur që ta arsyetojë Kurtin duke treguar çmimin e “lirë” qirasë ai paguan për banim.
“Kryeministri Kurti paguan qira mujore prej 250 euro. Ai banon në shtëpinë e bashkatdhetarëve Blerim dhe Shega Zagragja që jetojnë në Drammen të Norvegjisë. Kryeministri i njeh ata që prej disa vitesh. Anëtarët e tjerë të familjes Zagragja i ka njoftuar më vonë, pasi që është bërë banor në Taslixhe”, ka shkruar zëdhënësi i qeverisë.
Madje Kryeziu ka treguar edhe sipërfaqen e shtëpisë ku i pari i qeverisë banon aktualisht, duke thënë se ajo nuk është plotësisht e shfrytëzueshme.
“Shtëpia në Taslixhe ku banon kryeministri nuk i ka 500 por 230 metra katrorë. Dhe kjo hapsirë nuk është plotësisht e shfrytëzueshme. Dy dhoma janë të papërdorshme, njëra është e bllokuar me gjësendet e pronarit e tjetra është dhomë e sigurisë. Shtëpia është e vjetër rreth 50 vjeç”, ka shkruar ai.
Zëdhënësi Kryeziu, e tregoi edhe arsyen se pse Kurti vendosi që të ndërrojë vendbanim vetëm pas pak kohësh pasi doli në krye të qeverisë, me arsyetimin se kjo ka ndodhur pas udhëzimeve të këshilltarëve të sigurisë të cilët kanë vlerësuar që mbrojtja e afërt dhe Policia e Kosovës kanë shumë vështirësi për përgatitjet dhe organizimin e sigurisë aty ku banonte Kryeministri te parku i qytetit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Abelard Tahiri: Një pjesë e madhe e qytetarëve po furnizohen me derivate në Maqedoni
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...
-
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për t...
-
Kurti për vizat: Unë kurrë s’kam dhënë datë, s’kemi çka bëjmë më shumë se aq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e kuvendit ka thënë se asnjëh...
-
Kurti: Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës...
-
Hoxhaj, kryeministrit e qeverisë: Mos prodhoni lajme, por politika
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryem...
-
Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës
Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ...
-
Time Kadrijaj e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19, kërkon nga qeveria angazhimet konkrete
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur ...
-
Deputetja e PDK: LVV-ja është duke e kapur Universitetin e Prishtinës
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se këshilli drejtues i UP-së sot pë...