Kryeziu: COWEB, filtri i parë vendimmarrës në kuadër të Këshillit
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 24 September 2018
Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian (COWEB) të martën dhe të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë për të parë nga afër progresin e institucioneve kosovare në sundimin e ligjit dhe të çështjeve tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.
Njohësi i integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu, ka thënë se, COWEB është format në nivel të ekspertëve të vendeve anëtare të BE-së dhe se ky do të jetë filtri i parë i vendimmarrjes në kuadër të Këshillit.
“Ata do të jenë filtri i parë i vendimmarrjes politike që zhvillohet në kuadër të Këshillit përpara se të kalojë tek ambasadorët në COREPER për pajtim dhe në fund te Këshilli i Ministrave për miratim me atë që quhet shumicë e dyfishtë 55% e vendeve anëtare, që përfaqësojnë 65% të popullsisë”, ka deklaruar Kryeziu për “Zërin”.
Ai më tej ka thënë se sundimi i ligjit mbetet njëra nga sfidat kryesor në hapërimin evropian.
“Çdoherë kur ne japim shembuj negativë të mosrespektimit të ligjit, siç kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe e që është thënë dhe rithënë si vërejtje në të gjitha raportet kredibile ndërkombëtare, ku sistemi i drejtësisë nuk është i pavarur dhe politika vazhdon ta ndikojë atë në çdo mënyrë të mundshme kjo është hap pas dhe dëshmi që dëmton rëndë jo vetëm këtë proces, por krejt projektin tonë për të qenë ne një ditë vend anëtar i BE-së”, ka deklaruar Kryeziu.
Më tej ai ka thënë se është optimist se vendimmarrja do të përmbyllet këtë vit.
“Gjithsesi unë dua të jem optimist për hir të qytetarëve tanë, të rinisë tonë, të gjeneratave më të moshuara që së paku vendimmarrja të përfundojë këtë vit, duke ditur që takimet e Këshillit në përbërje të ministrave të Brendshëm ose të Drejtësisë janë më 11-12 tetor dhe më 6-7 dhjetor”, është shprehur më tej Kryeziu.
Në fund ai u ka bërë thirrje liderëve institucionalë që të përmbahen te dhënia e datave për liberalizim.
“Për datën e saktë të lëvizjes së lirë do t’i ftoja të gjithë të jenë të përmbajtur dhe të mos rrisin pritshmëritë te qytetarët sepse ky është vendim politik i vendeve të BE-së dhe ku ne ende po kemi hezitime në disa nga to si Franca, Holanda dhe Gjermania, gjë që u dëshmua edhe në votimin, i cili u zhvillua në Parlamentin Evropian”, ka përfunduar Kryeziu.
Të tjera
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...