Sport

Kryeziu bashkohet me pjesën tjetër të futbollistëve

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 20 March 2019

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës po e presin me padurim paraqitjen para tifozëve të tyre të flaktë në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa pjesës tjetër të futbollistëve iu ka bashkuar edhe Hekuran Kryeziu, i cili në fundjavë pësoi një lëndim te skuadra e tij Zurich dhe tani mbetet të shihet gjendja e tij gjatë seancës së sotme stërvitore nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i kombëtares.

Ndeshja Kosovë – Danimarkë zhvillohet, nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera