Opinione

Kryetepsixhiu Rama dhe Berisha i kërcënuar

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 08 July 2017

Shkruan: Artur Zhejli

Të gjithë kanë gabuar diçka në përllogaritjet e tyre. Dhe kjo nuk është çështje fati, është padyshim çështje zotësie, të cilën kryetepsixhiu, në artin e gatimit politik, është sot për sot më i miri.

Për ti dhënë “Çezarit çfarë është e Çezarit”, nëse situata vijon kështu, nuk se diskutohet më mandati i dytë i Ramës, por ka filluar puna për të tretin, që domëthënë 2021-2025.

-Advertisement-

Aleati kryesor i kryeministrit aktual, pra të kryetepsixhiut të përgjithshëm, është sot për sot Partia Demokratike, që po shkërmoqet ditë pas dite, nën trysninë e panjohur të diçkaje.

Është akoma Sali Berisha, qëndra e vërtetë e pushtetit të vërtetë në PD?

Është Berisha i kërcënuar, apo është aktor dhe pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Ramën, në këmbim të imunitetit të tij personal dhe familjar të plotë, nga ndërkombëtarët dhe Vettingu?

Asgjë nga këto që po bën dhe s’po bën Doktori, që në të vërtetë është një asgjëbërje perfekte, një heshtje ogurzezë për standartin e zgjedhjeve, një heshtje me të cilën pra askush nuk është mësuar prej tij, duket se fshihet patjetër diçka, një kërcënim ndoshta.

Doktori që u ngujua pothuajse i vetëm në Presidencë në vitin ’97, kur Shqipëria ishte në flakë dhe gëlonte nga banditë dhe kur kërkohej koka e tij, hapur dhe kërcënueshëm, nuk është aspak Doktori i 20 viteve më pas.

Sigurisht mosha bën të vetën dhe kjo është njerëzore, por edhe kjo arësye nuk mjafton për të shpjeguar mosqëndrimin e tij të këtyre kohëve që po rrjedhin pas marrëveshjes së mesnatës së 17 Majit, Rama-Basha, që ndoshta ka qenë në të vërtetë një Marrëveshje Berisha-Rama.

Humbja e pothuajse 200.000 votave nga PD, ishte një dhuratë e papritur, por dukshëm e merituar dhe e djersitur shtrenjtë nga Rama dhe bie erë.

Të gjithë e nuhasin këtë erë të keqe, të gjithë e vërejnë dhe e thonë dhe e bërtasin dhe në të njëjtën kohë asgjë nuk ndodh.

Sepse me sa duket pritet realizimi pjesë pjesë i marrëveshjes. Duket pra se Berisha dhe Basha, presin fjalëmbajtjen e Ramës, sipas neneve të marrëveshjes së 17 Majit, ku një nga pikat e saj, duket se është edhe “Heshtja” paszgjedhore dhe pranimi i faktit të kryer të deformimit të tyre.

Kjo do të thotë që Shtatori do të sjellë një faqe të re në historinë tonë politike të përçudnuar. Partitë politike do të luajnë  në mënyrë pozicionale dhe sipas përllogaritjeve.

Mos ndoshta edhe PD e ka zgjedhur tashme Ramën, si kryemenaxher edhe të interesave të saja?

Shenjat e para tregojnë se po.

Pyetja shtrohet: Për çfarë interesash bëhet fjalë?

Përgjigja sot për sot është e pamundur, por një gjë është e qartë: “Sigurisht që nuk janë interesa politike… /360grade.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera