Kryetarja Sinani: Refuzimi i vizitës së katër ministrave dëshmon se Lugina duhet të jetë pjesë e dialogut
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 27 November 2021
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas refuzimit të vizitës nga ana e Serbisë të katër ministrave të qeverisë Kurti në Luginën e Preshevës, raporton Gazeta Express.
Sinani ka shkruar se refuzimi i vizitës së katër ministrave dëshmon se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.
“Përderisa po bënim përgatitjet e fundit organizative për mirëpritjen e vizitës së Ministrave të Republikës së Kosovës: – z.Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; – znj.Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;- z.Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve – z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Morëm njoftimin se kjo vizitë u refuzua nga autoritetet e Republikës së Serbisë, edhe pse kërkesa nga ana e tyre ishte bërë në përputhje me marrëveshjen në Bruksel. Ky refuzim dëshmon se Lugina e Preshevës është pjesë e kontestit Kosovë-Serbi dhe se duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel”, ka shkruar Sinani.
Ajo tutje ka thënë se Beogradi po pengon çfarëdo komunikimi të shqiptarëve të Luginës me qeverinë e Kosovës.
“Përveç se Serbia nuk ia lejon shqiptarëve përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare dhe një varg të drejtash tjera që i gëzojnë pakicat kudo në botë, sot Beogradi po shpërfaq se i pengon çfarëdo komunikimi dhe ndihme nga Qeveria e Kosovës. Shpreh falenderimin tim të përzemër për ministrat Aliu, Nagavci, Murati e Çeku që zgjodhën Festën e Flamurit për të qenë pranë Luginës së Preshevës. Rasti i sotëm duhet të jetë këmbanë për autoritetet më të larta ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ndaj çështjes së Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...
-
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Argita Malltezi, vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ësht...
-
Prishtina sot renditet e 38-ta në botë për cilësinë e ajrit
Sot, Prishtina radhitet në vendin e 38 në botë për cilësinë e ajrit. Kësht...
-
Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve, e rrạhën dhe kërcënuan një të mitur brenda stacionit në Ferizaj
Pronarët e një kompanie të autobusëve e kanë rrahur dhe kërcënuar një të ...
-
Për tri vite presidentja Osmani nuk e falë asnjë të burgosur
Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin...
-
Emocionon në studio infektologu kosovar, dëgjoni historinë rrëqethëse nga kontributi tij në luftë “Ajo vajzë nuk jeton më”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Infektologu Ha...
-
Lajçaku njofton se u takua me zyrtaren e lartë të OKB-së: Folëm për dialogun
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje n...
-
Instagrami heq filtrat e bukurisë
Nga 14 janari 2025, Instagram i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Harr...
-
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjạrret në Kaliforni
Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjend...
-
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përme...
-
Vranësira e diell sot, moti mbetet i butë
Me intervale me diell dhe vransira karakterizohet moti ditën e enjtë në vend....
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...