Kryetarja e një partie në Serbi, pretendon se ka hyrë ilegalisht në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 25 November 2023
Kryetarja e partisë serbe “Zavetnici”, Milica Gjurgjeviq – Stamenkovski, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se përmes pyllit ka hyrë në Kosovë.
Krahas fotos, të postuar në platformën “X” ajo ka shkruar “Kush e di qëllimin e di rrugën”, udhëheqësja e “Tubimit Kombëtar” (protestave antiqeveritare në Serbi) kujtoi se “autoritetet në Prishtinë prej vitesh nuk e lejojnë të hyjë në Kosovë”.
“Me vite ma kanë bllokuar hyrjen në Kosovë me pretekstin se po ua prish ‘rendin kushtetues’. Është e rëndësishme për mua të mbroj rendin kushtetues të vendit tim. Menduan se do të më ndalonin edhe sonte, por siç thashë – kush e di qëllimin, e di rrugën, qoftë edhe nëpër pyll. Përshëndetje nga fshati Reçicë!”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.
Paraprakisht ajo kishte folur drejtpërdrejt në Facebook nga fshati Rastelicë i komunës së Kurshumlisë, qindra metra larg vijës kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ka paralajmëruar se do ta kalojë atë.
Gjurgjeviq tha se nuk ka më serbë në atë fshat dhe “ekstremistët shqiptarë hyjnë rregullisht atë fshat, duke kaluar kufirin për të prerë pyjet” . /Telegrafi/

Të tjera
-
Moti për javën e ardhshme me diell, shi dhe shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme parash...
-
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
9 maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus Vlad...
-
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Preside...
-
Bërlloku në Prishtinë – Rama akuzon “Pastrimin”, “Pastrimi” Ramën
Kanë vazhduar edhe sot telashet e kryeqytetit me bërllok, ndonëse në disa lag...
-
Gjobat nga PZAP, borxhi i mbetur i partive më shumë se gjysmë milioni euro
Më shumë se gjysmë milionë euro është totali i gjobave të papaguara nga subje...
-
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë
Alain Berset, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ka treguar kus...
-
Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë shkoi në koncertin e Ramë Lahajt në Seattle
Tenori Ramë Lahaj ka thënë se ishte kënaqësi e veçantë për të që mbrëmjen e f...
-
Kur ka të drejtë qiradhënësi juaj zviceran t’ju nxjerrë nga shtëpia?
Të urdhërohesh të largohesh nga apartamenti yt është makthi më i keq i çdo qi...
-
Njohësit thonë se Specialja nuk po e respekton parimin `lex mitior`
Njohësit e sistemit të drejtësisë kanë ngritur kohët e fundit shqetësimin se ...
-
Kurti nuk e ka me urgjencë, por moskonstituimi i Kuvendit e varfëron vendin
Banka Botërore tashmë ka paralajmëruar ngadalësim të zhvillimit ekonomik për ...
-
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një...
-
Kaosin me mbeturinat, Abdixhiku e sheh si “nisje të fushatës zgjedhore”: Nuk e ndaloni LDK-në kështu
Situatën e krijuar me mbeturina në Prishtinë, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ...