Kryetari i KQZ-së: Nesër shqiptarët kanë mundësinë të bëjnë demokraci
Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 24 June 2017
Kryetarit të KQZ-së në Shqipëri, Klement Zguri, nëpërmjet një deklarate ka apeluar te të gjithë qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime dhe të ushtrojnë në liri të plotë e në respekt të ligjit të drejtën e tyre kushtetuese, të drejtën e votës.
Po ua sjellim të plotë deklaratën e Zgurit:
Nesër, në datë 25 qershor, në gjithë territorin e Republikës do të zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.
Kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.
Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.
Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht situatës politike parazgjedhore, ka bërë përpjekje maksimale dhe ka marrë të gjitha masat e duhura, për të realizuar zgjedhje konform standardeve ndërkombëtare.
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të gjithë punën përgatitore për ditën e votimit dhe është duke mbikëqyrur shpërndarjen e materialeve zgjedhore, nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit.
Administrata zgjedhore në tërësinë e saj është gati për të menaxhuar procesin dhe për t’i dhënë vendit një proces zgjedhor të pakontestueshëm për shkak të saj dhe me standarde të larta administrimi.
Ne kemi në gadishmëri të plotë, të gjithë Adminsitratën për t’iu përgjigjur me urgjencë çdo vështirësie, problematike apo impasi që mund të krijohet.
Duke u garantuar mbështetjen e plotë komsionerëve të të gjitha niveleve, dua të paralajmëroj se KQZ nuk do të tolerojë askënd që me veprimet apo mosveprimet e tij të cenojë ecurinë dhe përmbylljen me sukses të procesit zgjedhor.
Komisioni ka vullnet të plotë për të ndëshkuar rreptësisht çdo sjellje dhe veprim të komisionerëve apo numëruesve, në kundërshtim me detyrën dhe në dëm të mbarëvajtjes së procesit.
Procesi zgjedhor është më i rëndësishëm se çdo parti.
Komisionerët dhe numëruesit janë në detyrë dhe në shërbim të ligjit dhe jo të partive politike.
Partitë e kanë përmbyllur tashmë fushatën zgjedhore dhe i kanë përcjellë mesazhet e tyre tek zgjedhësit. Dita e sotme është ditë e heshtjes zgjedhore.
Sot dhe nesër fuqinë e kanë zgjedhësit, ndaj u bëj thirrje subjekteve zgjedhore të respektojnë rigorozisht ligjin, të ushtrojnë vetfrenim dhe vetkufizim dhe të heqin dorë nga çdo aktivitet apo dalje publike në funksion të fushatës, si dhe mediave, të ndërpresin promovimin dhe anësitë në favor të partive apo kandidatëve.
Mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve varet tërësisht nga sjellja e aktorëve në process, ndaj presioni mbi zgjedhësit, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe çdo mënyrë sjelljeje që pengon votuesit në shprehjen e lirë të vullnetit, është dhunim i Kodit Zgjedhor dhe sjell pasoja të rënda ligjore, deri në dënime të rënda penale.
Në emër të KQZ-së, u kërkoj institucioneve ligjzbatuese t’i kushtojnë vëmendje të posaçme parandalimit/pengimit të incidenteve, si dhe kapjes e ndëshkimit të dhunuesve të ligjit.
Demokracia është pjesëmarrje. Sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje, aq më e fortë demokracia!
Nesër shqiptarët kanë mundësinë të bëjnë demokraci, ndaj në emër të KQZ-së, i’u bëj apel të gjithë zgjedhësve të marrin pjesë masivisht në votime dhe të ushtrojnë në liri të plotë e në respekt të ligjit masivisht të drejtën e tyre kushtetuese, të drejtën e Votës.
Të tjera
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...