Lajme

Kryetari i Kaçanikut thotë se po largohet uji, s’ka familje të bllokuara

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 04 February 2018

Nga vërshimet e reshjeve të shiut duket se më së shumti është prekur komuna e Kaçanikut. Kjo ka bërë që në disa rrugë të vështirësohet qarkullimi madje një pjesë e qytetit edhe është bllokuar. Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi tha se tashmë rrugët janë të kalueshme, ndërsa ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar në teren.

Deri në mëngjes disa rrugë kanë qenë të pakalueshme, raporton Gazeta Express.

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi tha për Gazetën Express se kjo gjendje po tejlakohet.

-Advertisement-

“Mbrëmë ka pas përmbytje më të mëdha , janë tu punu ekipet në teren na është bashkangjit edhe Bechtel Enka. Uji po largohet pikërisht në rrugët ku ka pasur më së shumti përmbytje”, tha Ilazi për Gazetën Express.

Aktualisht rrugët janë të kalueshme, ndërsa si pasojë e reshjeve të mëdha nuk ka pasur familje të bllokuara.

“Nuk janë bllokuar njerëzit për shkak se ka pas edhe rrugë aletrantive, megjithatë rrugët po pastrohen”, tha më tej kryetari.

Raportohet se përmbytje ka pasur edhe në Istog, Malishevë, Deçan etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera