Kryetari i Zveçanit thotë se në rast se mbahen zgjedhje të reja nuk do të fitoj
Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 16 December 2023
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci tha se në rast se mbahen zgjedhje të reja e di se nuk do të fitoj.
Ai, u shpreh se gjithçka mbetet të shihet në të ardhmen, dhe në bazë të atyre zhvillimeve të ardhshme politike, do të vendos për hapat e mëtejmë, sa i përket kërkesës së qytetarëve për inicim të peticionit rreth shkarkimit.
Peci, i cili po e udhëheq komunën nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha se në rast të zgjedhjeve të reja, ai do të humb, ndonëse nuk është i sigurt nëse do të kandidojë sërish, për shkak se sipas tij, kjo varet nga partia.
Shefi i Komunës së Zveçanit në një intervistë për KosovaPress foli edhe raportet me qeverinë, të cilën e akuzoi për mos interesim të duhur për ta mbështetur nga fillimi në punën e tij.
Sipas tij, Komuna po përballet me vështirësi të shumta, duke potencuar mungesën e hapësirave si sfidën kryesore, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se për këto shtatë muaj ka arritur t’i realizojë 80 për qind të kërkesave të qytetarëve të kësaj komune pa dallim, duke përmendur ndriçimin publik në Banjskë, ndihmën financiare për personat me sëmundje të rënda dhe për foshnjet e lindura gjatë këtij viti, pastrimin e rrugëve të ndryshme etj.
Mes tjerash ai shtoi se edhe pse edhe pse buxheti komunal prej 3 milionë euro ka qenë i mjaftueshëm, Komuna nuk ka arritur t’i realizojë të gjitha kërkesat e qytetarëve deri tani, për shkak të kohës së shkurtër dhe vështirësive të ndryshme.
Kryetari i Zveçanit Ilir Peci, së bashku me atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kryejnë detyrat e tyre nga objektet alternative, ndërsa kreu i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe Lulzim Hetemin që udhëheqë Leposaviqin, të dy këta nga Vetëvendosje, ushtrojnë detyrën nga objektet komunale.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...