Lajme

Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 19 April 2024

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielës në katër komunat veriore të Kosovës nuk do të këtë sukses.

Zeqiri ka thënë se këtë e ka kuptuar edhe Lista Serbe – andaj edhe është tërhequr.

“Çfarëdo votimesh që do të mbahen nuk do të mundën që me pas sukses sepse janë disa argumente në të cilat unë kam besuar. Në këtë komunë, Lista Serbe edhe ato vota që i ka marrë ka qenë duke votuar komisionerët e tyre, pa asnjë kontroll. Nuk kanë pasur komisionerë të subjekteve tjera. Ky është argumenti i parë, se nuk është numri i votuesve qysh e paraqesin ata. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk do të i përgjigjen Listës Serbe dhe mendimi im ka qenë prej kohës që nuk mundet me pas sukses. Tani këtë e ka parë edhe Lista Serbe dhe natyrisht është tërhequr për shkak më një formë të dal me ‘fytyrë’ pak në mesin e votuesve të saj”, ka deklaruar ai në tëvë1.

-Advertisement-

I pyetur se a do të dal të votojë, Zeqiri tha që kjo do të jëtë hera e parë që nuk do të dalë.

“Besojë se gjithçka do të shkojë në rregull. Ndoshta kësaj radhe do të jëtë hera e parë që nuk do të dal, për mos me kriju huti. Njerëzit mund të mendojë që kam votuar kundër vetës. Jo pra nuk do të dal”, ka deklaruar ai.

Të dielën e 21 prillit, banorët e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, do të vendosin pro apo kundër largimit të kryetarëve të këtyre komunave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera