Lajme

Kryetari i Skenderajt publikon listën e donatorëve pas përmbytjeve në këtë komunë

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 31 January 2023

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar listën e donatorëve që kontribouan në Fondin Emergjent të Vërshimeve, pas përmbytjeve të janarit në këtë komunë.

“Shumë falënderime për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe secilin që nuk qëndroi duarkryq përballë fatkeqësisë së përmbytjeve, që kontribuuan në Fondin Emergjent të Vërshimeve, me aq sa u kushtoi zemra. Publikimi i pjesës së parë të deponimit të mjeteve financiare, nga data 25 deri më 31 janar, ndërkohë që vazhdon derdhja e mjeteve, ato do të publikohen një nga një”, ka shkruar Nura në Facebook.

Në listën e publikuar shihet se Nura ka dhënë donacion njëmijë euro. Në total janë grumbulluar 138 mijë e 834 euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera