Lajme

Kryetari i qarkut të Kievit: Tetë civilë të vdekur sot në Irpin

Autori: Gazeta inFokus 06:40 | 07 March 2022

Kryebashkiaku i Irpin Oleksandr Markushyn ka njoftuar se tetë civilë u vranë në mes të një evakuimi në Irpin, një lagje në perëndim të Kievit, pas bombardimeve intensive të së dielës.

Me anë të një deklaratë të dielën në Telegram, Markushyn tha se rusët hapën zjarr përgjatë një ure, ndërkohë që qytetarët ukrainas po evakuoheshin në Irpin.

“Një familje vdiq, para syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur,” tha Markushyn.

-Advertisement-

Sikurse është bërë me dije më herët, qyteti u goditur egërsisht me zjarr artilerie e sulme ajrore, sepse qëndron në rrugën e trupave të Moskës drejt kryeqytetit ukrainas. Nëpër mediat sociale qarkullonin video nga vendi i ngjarjes, ku civilët lëviznin në postbllokun përpara se të ndodhte shpërthimi, i shkaktuar nga një predhë ose mortaja.

“Irpin është në luftë, Irpin nuk është dorëzuar. Një pjesë e Irpin u kap vërtet nga pushtuesit rusë, por një pjesë e Irpin po lufton dhe nuk dorëzohet,” shtoi Markushyn.

Sikurse është bërë me dije më herët, qyteti u goditur egërsisht me zjarr artilerie e sulme ajrore, sepse qëndron në rrugën e trupave të Moskës drejt kryeqytetit ukrainas.

Markushyn shtoi më tej se një tjetër evakuim do të fillojë të hënën në mëngjes.

Konflikti Rus-Ukraina ka hyrë në ditën e 11-të, dhe pas dy takimesh për negociata akoma nuk ka marrë një zgjidhje paqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera