Lajme

Kryetari i Prizrenit jep dy lajme të mira

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 04 April 2020

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka jep dy lajme të mira për komunën që e udhëheq ai.

Lajmet e mirë kanë të bëjnë me koronavirusin, që sipas tij, kontaktet e personit të dytë që ishte diagnostikuar me virusin COVID-19 kanë rezultuar negativ.Ndërsa lajmi tjetër i dytë sipas tij është se i riu nga Korisha ishte ndër rastet e para me koronavirus dhe është shëruar.

Haskuka shkruan se këto lajme të mira nuk bën të i realaksojnë qytetarët ngase simptomat e virusit shfaqen për dy javë e që do të thotë se mund të ketë persona të tjerë të infektuar.Postimi i plotë:

-Advertisement-

Dje kishim dy lajme të mira. I pari ishte që kontaktet e personit të dytë që ishte diagnostifikuar me virusin COVID-19 kanë rezultuar negativ në testimet e tyre.

Lajmi i dytë ishte që i riu nga Korisha i cili ishte ndër rastet e para i diagnostifikuar me COID-19 është shëruar, duke mos e përhapur më tutje virusin.

Sidoqoftë këto lajme të mira nuk bën të na relaksojnë ngase simptomet e virusit mund të mos shfaqen për dy javë dhe kjo do të thotë se mund të ketë persona tjerë të infektuar për të cilët nuk dimë, si ishte rasti I gruas nga Korisha.

Sot ekipet e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë duke bërë intervista me familjarët dhe kontaktet e personit të tretë të infektuar (në Korishë), në ndërkohë i ftojmë gjithë kontaktet e personit që të vetizolohen për dy javë dhe nëse kanë simptome të telefonojnë në numrin 038 200 80 800.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera