Lajme

Kryetari i Obiliqit priti në takim Komisionin e Grupit të Punës për fshatin Hade

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 05 April 2018

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku më nënkryetarin Ajet Berisha, priten në takim Komisionin e Grupit të Punës për fshatin Hade.

Në mbledhjen e fundit në Kuvendin Komunal ishte pikë e rëndit të ditës dhe u formua ky komision me këtë përbërje: Labinot Mirena, Hysni Mjeku, Aziz Bici, Fatmir Bekteshi dhe përfaqësuesi i fshatit Hade, Ragip Graiqevci.

Komisioni do të trajtojë shqetësimet e këtyre banorëve lidhur me zgjerimin e mihjes së re, si dhe kërkesat tjera që kanë të bëjnë me shpronësimin në këtë pjesë të fshatit Hade.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera