Lajme

Kryetari i Malishevës ngushëllon familjen e mërgimtarëve të vdekur në aksident

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 29 July 2022

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati i ka shprehur ngushëllime familjes Sopaj të cilët sot humbën dy familjarë në një aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se kjo është humbje e madhe për të gjithë.

“Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë. E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës”, ka shkruar Kastrati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera