Lajme

Kryetari i LDK-së në Gjakovë thotë se Muzeu i Muzikës u dëmtua nga mungesa e mbikëqyrjes institucionale

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 30 August 2023

Shefqet Shehu, kryetar i degës së LDK-së në Gjakovë, ka thënë se djegia e objektit të Muzeut të Muzikës në këtë komunë është ngjarje e trishtë dhe e papranueshme.

Sipas tij, “fitili i zjarrëndezjes” në këtë incident ishte pikërisht mungesa e duhur institucionale. Ky incident, shtoi Shehu, e rrezikoi trashëgiminë dhe kujtesën kolektive.

“Zjarri e kaploi Muzeun e Muzikës në Gjakovë. Prush e flakë ra mbi dinjitetin. Prush e flakë ra mbi identitetin. Prush e flakë ra mbi trashëgiminë. Ngjarje e trishtë, e papranueshme, e dënueshme. Mungesa e trajtimit të duhur institucional, në mënyrë direkte është vetë “fitili i zjarrëndezjes” ndaj kësaj shtëpie të vlerave kulturore”.

-Advertisement-

“Lënia anash e mos mbikëqyrja e këtyre institucioneve të trashëgimisë kulturore po e dëmton edhe kujtesën tonë kolektive”, tha Shehu në Facebook.

I njëjti kërkoi që kryesit e kësaj vepre të dënohen.

“Duhet një hetim i shpejtë e i gjithanshëm për këtë rast të tmerrshëm, ndërsa fajtorët duhet të marrin dënimin e merituar”.

Zjarri që kaploi Muzeun e Muzikës, i njohur ndryshe edhe si objekti i Tabhanës, është lokalizuar, ndaj dhe Prokurori i Shtetit e ka inicuar rastin “zjarrvënie”.

Përmes një njoftimi, Komuna e Gjakovës deklaroi se ri-ndërtimi i këtij objekti do të bëhet me buxhet komunal, vitin e ardhshëm.

Muzeu i muzikës i njohur edhe si Tabhane është një muze i rrallë i llojit të vetë që ndodhet në qytetin e Gjakovës. Është institucion që dokumenton historinë muzikore jo vetëm të Gjakovës por edhe të Kosovës dhe më gjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera