Kryetari i Kamenicës: KFOR-i tha se kishin një aksion të përbashkët me ushtrinë serbe
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 08 August 2020
Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati tha se KFOR’i u ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe dje në Karaçevë kanë qenë aksion i përbashkët me forcat paqeruajtëse të tyre.
Kastrati tha se si komunë e as nga policia nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët.
Ngjarja e djeshme në Karaçevë të Kamenicës ku xhandarmëria serbe janë parë duke hyrë në thellësi të fshatit ka zgjuar jo pak reagime.Kryetari i Kamenicës Kastrati tha se i ka shprehur shqetësimin e tij KFOR’it pasi pavarësisht aksionit të përbashkët, xhandarmëria serbe nuk ka të drejtë të futet në brendi të territorit të Kosovës.
“Me të pranuar informatën, menjëherë kam kontaktuar me nivelin qendror për shkak që mbrojtja e kufijëve është në mandatin e tyre. Kam biseduar edhe me KFOR-in sepse askush nuk mund të hyj në atë pjesë pa pasur fillimisht leje të veçantë nga ta. Sipas tyre ka qenë kontroll i përbashkët me ushtrinë serbe, për çka edhe ua shpreha shqetësimin tonë si komunë sepse pavarësisht aksioneve të përbashkëta ata nuk kanë pasur të drejtë të hyjnë thellë brenda territorit, pra në vendin ku edhe janë marrë pamjet”, tha Kastrati për Express të shtunën.
Kastrati tutje tha se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht si komunë për këtë aksion të përbashkët të KFOR’it me ushtrinë serbe.
“Nga informatat që kemi as Policia e as ne si komunë nuk kemi qenë të njoftuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët, e normalisht që kjo ka sjellë shqetësim për banorët e asaj ane sepse nuk është hera e parë që ata përballen me diçka të tillë”, tha Kastrati.
Ai u shpreh po ashtu se kësaj radhe xhandarmëria është futur në zonën e fshatit ku frekuentohet nga të gjitha moshat.
“Madje kësaj rradhe kanë hyrë në një territor të frekuentuar nga të gjitha moshat. Për shkak të një gabimi në Marrëveshjen e Kumanovës në vitin 1999, ata ndihen të provokuar që organet e Serbisë hyjnë brenda vendbanimeve të tyre, aq më pak në këtë thellësi territoriale që nuk parashihet as me këtë marrëveshje të 99-tës”, u shpreh Kryetari i Kamenicës.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...