Lajme

Kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministrja Haxhiu bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 28 October 2021

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci ka pritur sot në takim, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me të cilën kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe adresimin e çështjeve të caktuara që ndërlidhen me dy pushtetet, atë gjyqësor dhe ekzekutiv.

Në njoftim thuhet se Peci shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, në kuptim të zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, në koordinimin e nevojshëm rreth komisioneve të ndryshme, ku kërkohet angazhimi i gjyqtarëve dhe në çështje tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në anën tjetër, edhe ministrja Haxhiu e konsideroi të nevojshëm thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin për aktivitetet mes tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera