Kryetari i Gjilanit priti sot në takim ministren Albulena Haxhiu, ja çka diskutuan
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 25 July 2022
Në takimin e parë zyrtar të ministres Albulena Haxhiu me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, u diskutua për çështjet kryesore të cilat janë shqetësim i qytetarëve të Komunës së Gjilanit, veprimet që po i ndërmerr komuna për qytetarët e saj, zbatimin e ligjeve dhe nxitja e bashkëpunimit për politika sa më efektive sociale veçanërisht për viktimat e dhunës në familje dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri.
Për kryetarin Hyseni, Qendra e Strehimoreve mbetet prioritet i komunës dhe njëherit edhe sfidë ngase pavarësisht buxhetit që ndan Komuna në baza mujore në mbështetje të tyre, kërkesat nga këto qendra janë shumë më të mëdha, thuhet në kumtesën e dërguar.
Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë që ka mbështetja e strehimoreve dhe gruas në veçanti, derisa kërkoi nga kryetari Hyseni që të shqyrton mundësinë që gruaja në këtë Komunë të jetë sa më e përfshirë në institucione të nivelit lokal me qëllim të fuqizimit dhe të përfaqësimit të saj në Komunën e Gjilanit.
Ajo tha se mbetet e përkushtuar që të thellon bashkëpunimin me qëllim të bashkimit të zërave kundër dhunës në familje si dhe çështje që mund t’i prekin qytetarët e Gjilanit dhe komunave të tjera në Kosove.
Tutje ministrja e Drejtësisë, kërkoi nga kryetari Hyseni që të angazhohen që të ketë sa më shumë fushata kundër dhunës në familje me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe njëherit të luaj rolin e saj aktiv edhe Policia dhe Prokuroria e Gjilanit.
Sa i përket çështjeve të tjera, me theks të veçantë punën e noterëve dhe përmbaruesve privat në Gjilan, ministrja Haxhiu kërkoi nga kryetari Hyseni që të njoftohet nëse ka ankesa nga qytetarët e komunës sa i përket punës së tyre në mënyrë që ato të trajtohen nga komisionet përkatëse disiplinore.
Haxhiu tha se mbeten të vendosur të vazhdojnë me konsolidimin e rezultateve të reformës në drejtësisë si detyrim ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe perspektivës evropiane të vendit.
Ajo ritheksoi përkushtimin që ka Ministria e Drejtësisë në ofrimin e mbështetjes dhe koordinimit të aktiviteteve me institucionet e vendit në shërbim të të gjithë qytetarëve të republikës.
Teksa Alban Hyseni falënderoi ministren Haxhiu dhe shtoi se mbeten të përkushtuar në bashkëpunimin e ofruar nga ministrja.
Të tjera
-
Moment rrëqethës, ka vite pa e parë, Parashqevi Simaku më në fund takohet me djalin e saj
Dëshira e saj më e madhe prej vitesh, sot është bërë realitet! Parashqevi...
-
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive duhen të jenë kolegjiale brenda KQZ-së
Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se v...
-
Deri në katër orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Merdarja
Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi t...
-
Policia jep detaje për plagosjen me ạrmë zjạrri në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Dragodan ...
-
Ky është personi që u plạgos sonte në Dragodan
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Plagoset me ạrmë zjạrri një person në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Pris...
-
Aksident trafiku në Vranjevc të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në lagjen Vranjevc, e njohur ndryshe ed...
-
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Cetinje
Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë s...
-
Pahor i bie pishman për ta pasuar Lajçakun, tregon arsyet
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor nuk ka aplikuar për pozitën e të dë...
-
Paqartësi rreth biletës ditore, deklarohen nga Trafiku Urban
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ditën e enjte njoftoi se qytetarët e kry...
-
Vdẹs kamermani i njohur kosovar, Fatmir Bajrami
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës n...
-
Krasniqi: Mërgata e gatshme të kontribuoj për fitoren e LDK-së
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, sot gjatë dit...