Lajme

Kryetari i Brodit i dërgon telegram ngushëllimi Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 26 July 2021

Kryetari i qytetit Slavonski Brod, Mirko Duspara, ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit pas tragjedisë që ka ndodhur në Kroaci.

“Me keqardhje të madhe mora lajmin për aksidentin e tmerrshëm të trafikut afër qytetit tonë Slavonski Brod në të cilin, për fat të keq, humbën jetën 10 persona”, Në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranon ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të qytetit Slavonski Brod”, thuhet në telegram.

Ndryshe të dielën duke u kthyer nga Gjermania për në Kosovë, në Slavonski Brod autobusi i kompanisë Deva Torus ka pësuar një aksident, në të cilën humben jetën 10 persona./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera