Sport

Kryetari Gashi mirëpret në takim ministrin Gashi

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 12 September 2018

Xhafer Gashi dhe Kujtim Gashi u takuan me qëllim të diskutimit rreth çështjeve me interes për komunën në fushën e Sportit dhe Kulturës, shkruan Gazeta inFokus.

Kryetari e njoftoi ministrin me zhvillimet e punimeve në fushën e kulturës, ndërsa ministri u zotua se Projekti i shtëpisë së kulturës do të përfundoi në këtë vit ndërsa tri fushat sportive ndihmëse të stadiumit “Agron Rama”, përfitues të investimit nga UEFA me vlerë mbi 3 milion do të fillojnë së shpejti.

Falenderim karshi komunës kishin si ministri Gashi ashtu edhe kryetari i FFK-ës Agim Ademi, për kryetarin Gashi i cili së bashku me kuvendin komunal mundësuan shfrytëzimin e këtyre parcelave për ndërtimin e këtij kampusi sportiv.
#NeFlasimMePunë#

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera