Kryetari i Ferizajt priti në takim ambasadorin e Britanisë, Ruairí O’Connell
Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 16 March 2018
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati si dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, sot ka pritur në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, të shoqëruar edhe nga, Selvije Fetahu, zyrtare për politikë dhe demokratizim.
Me këtë rast, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e falënderoi ambasadorin O’Connell për vizitën në Komunën e Ferizajt si dhe e njoftoi me gjendjen e përgjithshme në komunën tonë, sukseset e arritura dhe sfidat e qeverisjes lokale si dhe shprehu interesimin e institucionit të Komunës për të bashkëpunuar me ambasadat e vendeve mike të Republikës së Kosovës, me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme të jetës publike e shoqërore.
Në anën tjetër, ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin e Komunës, Agim Aliu për pritjen, për këtë takim miqësie si dhe për momentet e diskutimit, duke siguruar kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu për vendosjen e raporteve të qëndrueshme të bashkëpunimit, mbështetjen nga populli britanik për projektet dhe iniciativat e ndryshme që do të ndërmerren në të ardhmen nga Komuna e Ferizajt, si dhe ndërveprimit në mes dy institucioneve gjegjëse në nisma të përbashkëta. Kjo është vizita e dytë e ambasadorëve që vizitojnë Komunën e Ferizajt që nga fillimi i mandatit qeverisës nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Të tjera
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...