Lajme

Kryetarët e komunave takohen me Kurtin dhe Krasniqin, i paraqesin këto kërkesa

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 08 October 2024

Pas takimit të shtatë me radhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarëve të Komunave të Kosovës, i cili zgjati mbi një orë, ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi tha se tema e cila mori më shumë vëmendje në diskutim ishte Kontrata Kolektive.

Pas takimit të shtatë me radhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarëve të Komunave të Kosovës, i cili zgjati mbi një orë, ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi tha se tema e cila mori më shumë vëmendje në diskutim ishte Kontrata Kolektive.

Ndërkaq, dy tema të tjera për të cilat u fol në këtë takim ishin Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar” dhe “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”.

-Advertisement-

Në një prononcim për media pas takimit, Krasniqi tha se problematika me Kontrata Kolektive ka një adresë specifike që buron që nga data 2017 kur ka filluar nënshkrimi i saj.

“Sapo përfunduam takimin e kryeministrit të vendit me kryetarët komunave, takim ky i joni i rregullt, ishte i shtati për mandatin tonë qeverisës. Patëm tri tema për t’i diskutuar, njëra ndër to ishte propozimi i asociacionit të komunave të Kosovës Kontrata Kolektive. Ndërsa, dy temat e tjera ishte pranimi me letërnjoftimin, qytetarin dhe situata me qentë endacak, por diskutimi qysh edhe u prononcuan prej kryetarëve mori më shumë kahe e interesit mbi Kontratën Kolektive për të cilën ne jemi shumë të vetëdijshëm. Për të cilën ne sot diskutuam edhe faktin që është një nga to vendimet e trashëguara nga qeveritë e kaluara. Ajo çfarë ka mundur të bëhet nga ne, që të mos jetë barrë për komunat në të ardhmen është bërë. Problematika e ka një adresë specifike, është vit 2017”, tha Krasniqi.

Meqë mediat u lejuan të merrnin pjesë vetëm në fillim të takimit në fjalimet kryesore dhe më pas u mbajt i mbyllur, disa kryetarë lëshuan takimin dhe shprehën pakënaqësi për mos transparencë.

Për këtë, ministri Krasniqi tha se nuk mund të komentojë pasi siç thotë ai është praktikë prej takimeve të tjera. Porse shtoi se nëse duhet të bëhen ndryshime, mund të dakordohen për takimet e tjera.

“Tashmë është takimi i shtatë, në secilin takim voton diskutimet e kryeministrit, ministrave dhe kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, janë pjesë ku përcjellën nga mediat dhe jo gjatë gjithë kohës. Unë nuk mund të komentoj këto deklarata të kryetarëve, por kjo është një prej praktikave, nëse duhet të ndryshojë kjo praktikë mund të dakordohemi “, potencoi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera