Kryetaret e Komunave kërkojmë heqjen e orës policore
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 13 October 2021
Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese së adresuar Ministres së Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku, vlerësojnë se ka ardhur koha që të hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, ora policore, nga data 17 tetor 2021, shkruan Gazeta Infokus.
Kryetaret e Komunave gjithashtu kërkuan që të hiqet edhe ndëshkimi i qytetarëve në rastet kur një person i vetëm është në lëvizje dhe nuk bartë maskën.
“Falë punës së përbashkët mes institucioneve të Kosovës, fatmirësisht, numri i rasteve infektuese me Covid-19 është në rënie e sipër, ashtu edhe i rasteve me fatalitet. Për këtë arsye por edhe për faktin se të dielën kemi zgjedhjet lokale Kryetarët e Komunave mendojnë që; 1. Ka ardhur koha që të hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve (ora policore) nga data 17 tetor 2021. 2.
Mendojmë se do të ishte shumë e arsyeshme që të hiqet edhe ndëshkimi i qytetarëve në rastet kur një person i vetëm është në lëvizje dhe nuk bartë maskën”, thuhet në kërkesën e Asociacionit të komunave.
Këto sipas tyre do të duhej të ndodhnin edhe për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen më 17 tetor.
“Ditën e 17 tetorit mund te këtë komuna që kryetarët fitojnë pa balotazh, andaj do të jetë pothuaj e pamundur që në ato komunat të ndalen festimet e mundshme të qytetarëve. Duke ditur se procesi i numërimit të votave do të mund të vazhdoj deri natën vonë, Vëzhguesit dhe komisionerët, të cilët do të jenë në numër të konsiderueshëm, do të lëvizin edhe pas orës 22.00.
Në anën tjetër, dënimet dhe ndëshkimet e mundshme të Policisë dhe Inspektoratit të AUV për pjesëmarrësit e festimeve zgjedhore mund të shkaktojnë pakënaqësi tek qytetarët dhe mund të kemi situata të pakëndshme deri në ndonjë provokim të ndonjë incident i cili do t’i zbehte organizimin e zgjedhjeve lokale, për të cilën Kosova është e njohur në organizim të mirë të zgjedhjeve dhe pa incidente.
Në këtë kontekst, është vlerësuar pothuaj se masa e kufizimit të qytetarëve nuk mund të sjellë ndonjë rezultat negativ në këtë drejtim meqë kafenetë dhe restorantet janë të stërmbushura me qytetarë kurse numrat e të infektuarve dhe rasteve me fatalitet fatmirësisht janë duke rënë dhe në një aspekt kemi hyrë në vënien në kontroll të kësaj pandemie në këtë moment.
Në këtë kuadër të vlerësimit të masave, së bashku me heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, mendojmë se do të ishte shumë e arsyeshme që të hiqet edhe ndëshkimi i qytetarëve në rastet kur një person i vetëm është në lëvizje dhe nuk bartë maskën” thuhet ndër të tjera në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv Sazan Ibrahimi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...