Lajme

Kryesindikalistja e Arsimit për Evropë rekomandon që në dialogun mes SBAShK-ut dhe Qeverisë të përfshihet një palë e tretë

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 21 September 2022

Flocken rekomandon që në dialogun mes SBAShK-ut dhe Qeverisë të përfshihet një palë e tretë.

Drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken, ka thënë se kërkesat e mësimdhënësve duhet të dëgjohen, pasi që greva është mjeti i fundit që mund të përdoret.

“Ne duhet të jemi të qartë se greva është gjithmonë mjeti i fundit qe sindikatat duhet të kërkojnë, ato duhet të përpiqen për dialog, ka shumë alternativa tjera që mund të përdorësh në bisedime me Qeverinë, në bisedime me autoritetet, para se te shkosh në greva, pra nënkupton se është me të vërtetë mjeti i fundit, opsioni i fundit për te shkuar në grevë dhe mësuesit kanë vërtetë kërkesa serioze, ata duan te dëgjohen, duan të marrin një përgjigje nga Qeveria”, ka thënë Flocken në një intervistë në Edicionin Special të Klan Kosova.

-Advertisement-

Flocken tha se është në duar të SBAShK-ut të vendosin nëse duan të vazhdojnë me grevë apo ta ndalin.

“Mendoj se ajo që sindikata dëshiron të arrij tani në këtë situatë, është në dorën e anëtarësisë, ata duhet te vendosin se çfarë duan të bëjnë tani, si duan të vazhdojnë. Është e qartë se nuk ka pasur lëvizje sa i përket kërkesës për pagë më të lartë që kanë parashtruar, ka pasur arritje tjera në kërkesa tjera, kështu që mbetet në union të vendos si duan të ecin tutje, është shumë e qarte për ta gjithashtu se nuk kanë parashikuar qe do të shkojnë në një grevë të gjatë, por janë shume te vendosur në synimet e tyre, në kërkesat që kanë, kështu që është në dorën e tyre te vendosin se cilat do të jenë hapat e radhës në situatën e krijuar”.

Tutje Drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë tha se në Kosovë rregullorja e qartëson se paga e mësuesit duhet te vazhdohet edhe përgjatë grevës.

“Është një e drejtë, Qeveria duhet të ndjekë legjislacionin në fuqi, natyrisht”.

E pyetur për qasjen e akterëve tjerë ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, Flocken tha se Qeveria duhet të sigurojë që të drejtat e sindikatave të respektohen, në mënyrë që lidershipi i tyre të mund te kryej punën pa u penguar.

“Është e papranueshme që dhuna fizike të përdoret kundër krerëve apo sindikalistëve në përgjithësi”.

Për zgjidhje të situatës, Flocken rekomandoi që në bisedime të përfshihet një palë e tretë.

“Zakonisht kur të dyja palët nuk mund te pikëtakohen, ajo qe arrihet është një procedurë e zbutjes qe vihet ne vend, kështu që duhet të kesh një palë të tretë, person të tretë, për të negociuar mes të dyja palëve, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera