Lajme

Kryesindikalisti as për, as kundër koeficientit: Prononcohemi pas të grumbullojmë informacione

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 01 February 2023

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për caktimin e koeficientit të pagave në sektorin publik, por nuk ka specifikuar nëse e kundërshton apo e pranon vendimi e ekzekutivit.

Në një komunikatë për medie lëshuar nga kryetari i këtij organizimi sindikal Atdhe Hykolli, thuhet se BSPK qëndrimin për koeficientin do ta marrin pas takimit me federatat sindikale.

“Publikimin e vlerës monetare të koeficientit të pagave në sektorin publik e shfrytëzuan individët, siç bëri edhe Ali Gashi [sindikalist i Administratës Publike], i cili foli në emër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke u munduar të qojë përpara agjendat e veta personale, gjë që është tejet e papranueshme në organizimin sindikal të vendeve demokratike” thuhet në reagimin e Hykollit.

-Advertisement-

Prandaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Hykolli thotë se do të informojë anëtarësinë sindikale dhe qytetarët se “do të prononcohet për vlerën monetare të koeficientit pas grumbullimit të informacioneve nga përfaqësuesit e federatave sindikale”.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret Partnerin Social – Qeverinë që të përkujdeset për pagën minimale e cila është më e ulëta në rajon, dhe duke e ngritur të përkrahë edhe të punësuarin në sektorin privat”, thuhet në reagimin e BSPK-së, nënshkruar nga kryetari Atdhe Hykolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera