Kryesindikalisti as për, as kundër koeficientit: Prononcohemi pas të grumbullojmë informacione
Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 01 February 2023
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për caktimin e koeficientit të pagave në sektorin publik, por nuk ka specifikuar nëse e kundërshton apo e pranon vendimi e ekzekutivit.
Në një komunikatë për medie lëshuar nga kryetari i këtij organizimi sindikal Atdhe Hykolli, thuhet se BSPK qëndrimin për koeficientin do ta marrin pas takimit me federatat sindikale.
“Publikimin e vlerës monetare të koeficientit të pagave në sektorin publik e shfrytëzuan individët, siç bëri edhe Ali Gashi [sindikalist i Administratës Publike], i cili foli në emër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke u munduar të qojë përpara agjendat e veta personale, gjë që është tejet e papranueshme në organizimin sindikal të vendeve demokratike” thuhet në reagimin e Hykollit.
Prandaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Hykolli thotë se do të informojë anëtarësinë sindikale dhe qytetarët se “do të prononcohet për vlerën monetare të koeficientit pas grumbullimit të informacioneve nga përfaqësuesit e federatave sindikale”.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret Partnerin Social – Qeverinë që të përkujdeset për pagën minimale e cila është më e ulëta në rajon, dhe duke e ngritur të përkrahë edhe të punësuarin në sektorin privat”, thuhet në reagimin e BSPK-së, nënshkruar nga kryetari Atdhe Hykolli.
Të tjera
-
Nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve për vrạsjen e Liridona Ademajt
Ka nisur seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sot në...
-
Edhe Plava e Kokalla sillen të prangosur para gjykatës
Të akuzuarit tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava dhe Kushtrim ...
-
Arrestohet në Kolumbi një 33-vjeçar nga Tropoja
Në qytetin e Kartagjenës, në Kolumbi, është arrestuar një 33-vjeçar nga Tropo...
-
Muharremi: Donika Gërvalla është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje
Analisti, Shenoll Muharremi ka thënë se kalkulimi më i rrezikshëm i kryeminis...
-
Kelmendi i reagon Gërvallës: Flet me “argumente” të Serbisë
Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se ...
-
Xhemaili për Gërvallën: Heroina e Sava Janjiqit
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për de...
-
40 aksidente për 24 orë, një me fatalitet e 15 me të lënduar
40 aksidente kanë ndodhur gjatë orëve në Kosovë. Kështu njoftoi policia në...
-
Zhduket një person në Prizren
Një person është raportuar i zhdukur që nga data 23 janar në Prizren. Sipa...
-
Momenti kur Naim Murseli sillet në seancën e parë për vrạsjen e Liridona Ademit (PAMJE)
Naim Murseli është sjell përballë gjykatës në seancën e parë për vrasjen e Li...
-
Ganimete Musliu pas takimeve me qytetar: Ju falenderoj nga zemra
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka...
-
Aksidenti me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë, policia jep detajet e fundit
Kanë mbetur të vdekur tre persona mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksident...
-
Haradinaj: Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza dhe në fshatra
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradin...