Lajme

Kryesia e PDK-së: Komisioni Hetimor do të zbardhë çdo keqpërdorim gjatë krizës energjetike

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 11 May 2022

Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës e vlerësuan të drejtë dhe të domosdoshëm vendimin e Kuvendit të Kosovës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës së energjisë që ishte propozim i Grupit Parlamentar të PDK-së i mbështetur edhe nga deputetë të partive tjera të opozitës.

“PDK si lidere e opozitës po luan rolin e saj demokratik në mbikëqyrjen e punës së qeverisë dhe puna e Komisionit Hetimor Parlamentar do të zbardhë çdo keqpërdorim dhe keqmenaxhim të Qeverisë dhe institucioneve tjera gjatë krizës energjetike, ku qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të paguajnë faturat e energjisë me rritje të çmimit mbi 100 përqind”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktojë udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së në Istog me kryetar Ali Nimanaj si dhe në Obiliq me kryetare Enisë Haliti, të cilët bashkë me anëtarët e rinj të kryesive të degëve përkatëse kanë përgjegjësi të konsolidojnë të gjitha strukturat e degëve deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në PDK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera