Kryesia e LDK-së pro Vjosës, nesër e merr unitetin e grupit parlamentar
Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 29 March 2021
Kryesia e LDK-së ka përfunduar mbledhjen, në të cilën është diskutuar për rolin e kësaj partie në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Pas mbledhjes nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka thënë se kryesia e LDK-së ka përfunduar mbledhjen rregullt pas tri takimeve që ka pasur, ka shtjerre debatin e brendshëm lidhur me rolin tonë politik për krijimin e institucioneve.
“Tashmë dihet se karshi qeverisjes së Vetëvendosjes ne do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit LDK-ja, do të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, çdo lloj pengese me rolin e vet konstruktiv, me rolin pozitiv në ndërtimin e institucioni dhe në funksion të stabilitetit, në mënyrë që të përmbyllet cikli i zgjedhjeve dhe funksionimit të institucioneve dhe mandej të ecim përpara me agjendë politike e cila do të jetë pjesë e angazhimeve tona opozitare në rrafshin tjetër”, theksoi Haziri
Ai ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër do të takohen me grupin e deputetëve, do të vazhdojmë diskutimet dhe debatin edhe me deputetët në mënyrë që pjesëmarrja në seancë dhe performaca e LDK-së në këtë seancë të jetë në frymën kushtetuese, duke krijuar një frymë dhe angazhim për stabilitet politik në këtë vend.
Duke folur se a ka marr vendim pozitiv, apo negativ kryesia e partisë, ai tha se nuk varet nga kryesia.
“Roli jonë, marrja ose pjesëmarrja, sepse nuk është e mjaftueshme politikisht, pjesëmarrja në votim dhe zgjedhja e presidentit do të mbyllte ciklin e zgjedhjes së institucionit të presidentit. Këtu është roli jonë, ne nuk flasim me partitë e tjera, nuk kemi ndonjë lloje përgjegjësie dhe as gradacioni për të tjerët, ne flasim vetëm për rolin tonë”, tha ndër të tjera Haziri.
Në fund ai theksoi se nesër shihemi në angazhime tjera dhe do të shihni që gjithçka do të jetë e qartë.
“Ne do të punojmë që të dalim unanim dhe të ndërtojmë kulturë të unitetit politik të brendshëm, na duhet si ndo herë që veprimi i jonë i përbashkët politik të jetë arma jonë politike më e fuqishme”, tha Haziri.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...